Ai ishte veçse një poet,
i cili vishte të bukurën e tij me vargje stinore
Rrinte deri vonë dhe pse zemra i regëtinte ngadalshëm
si flaka e një kandili në shkrehje duke errësuar më shumë natën
Ai s’flinte, i varfër ishte me zi rronte, ndërsa hidhte hijen në letër
dhe thoshte, – o Zot dhe nje herë në paqe sonte!
Po, Ai ishte,
e njihja silueten e tij kur kthehej që nga nata
me larg se drita e hënxës,
ulej në cakun e vet dhe me pëshpërimë këndonte
dhe lutej të mos vdiste sonte!
Ai e donte të bukurën e tij, aq sa natën e mbyste dhembja,
e priste, ishte vetem, ëndërronte
duke ushqyer shpresen e të qënit me fat
dhe lutej të mos vdiste sonte!
Mesnatë ishte ndërsa i dëgjoi çapat tek vijnë
bashkë me kërcitjen e bravës dhe hijen e saj blu,
ishte ajo me sytë e një qielli loti
duke i puthur etshëm buzët e tij nën errësirën e natës
dhe thoshte, – o zot dhe një herë në paqe sontë…
