E bukura e detit-Gjelina Maçi Keçi


E BUKURA E DETIT
(Atdheut)

Nuk të zgjodha unë moj e bukura e detit,
por Perendia ua kish dhuruar të parëve të mi fatlumë.

Në ty ndihem mbretëreshë e zbukuruar në filigran;
malli më përvlon shpirtin
e dashnia më shton shpresën.

Të të shoh si nusëron ujrave të kaltra tek shkrin borën pranvera;
e dëshiruar bjeshkësh,
veron me shtojzovalle.

Të ia marrësh këngës me bijtë
bashkuar në gjuhën e lashtë
të perëndive,
aty ku ndihen trokëllkima kuajsh të dragonjve,
që zbresin nga shekujt e kujtesës;
shpirtin falën për të frymuar pa lotin e mallit.

E të pish diell në kupa të prarueme,
nëpër ara grunajash me zogj
e nuse lale.

Të hash bukë lyer me gjalpë yjesh,
e të flesh me hanën në çarçafë të kuq .

Gjelina Maçi Keçi
✍️4/ 6/ 2024