E BUKURA IME
Kur na shohin
Tek puthemi stinë e pa stinë…
Në sytë e tu,
Më fton një oqean me dashuri,
E thellë tij gjej thesarin me florinj
Të ruajtur aty nga hyjnitë
Deti me perlat e tij
Na ka zili.
Dhe lulet shumngjyrëshe,
Që kundërmojnë aromë.
Livallin e malit,
E braktisin dimrit në ngricë e stuhi,
E ne të dy duhemi kohë e pakohë,
Ndjenjën e gdhendim në perjetësi.
Ti je e bukura ime,
Që shkrinë ortekë bore,
Dora më dridhet,
Kur përkëdhel gjirin tënd të bardhë
Çaste magjike përjetoj me ty,
Me puthje buzësh,
Dilemat e jetës ikin
E udhët hapen,
Zinxhirët këputen e unë fluturoj,
Qiellin kap me dorë
E nga bukuria jote
Yjet dehur bien prehërit tënd,
E të dy dehemi,
Duke pirë në kupa të arta të bekuarën dashuri!
Nën tingujt e simfonisë të shpirtit tënd,
Buzëqeshja ime shkelqen bjeshkëve.
Në shi puthjesh
Harroj botën e çmendur,
Kur ti bëhesh njësh,
Me mua dhe engjëjt këndojnë,
E ndjenjat vallëzojnë.
E bukura ime, sa shumë të dua,
Ti që thirresh grua,
E të ruaj si sytë e mi përherë,
Që mos të më mungosh në dimër
As në Verë.