E bukura lozonjare!Natasha Ilia


E BUKURA LOZONJARE!!

Moj e bukura lozonjare,
Inatin mënjanë ma ler,
Qënkesh shumë namusqare,
Shpirti për ty po më dhemb.

Lëri nazet përkëdheljet,
Moj e bukura lanete,
Shpirtin më mbushe me derte,
Me lajka më bën për vete.

Kur kalon nëpër sokak,
Moj shtatlarta bel hollë
Zemra më bën tik tak,
Më shikon s’flet me gojë.

E hedh çapin gjithë naze,
Sy butë, si sorkadhe
Qafë gjatë si gjirafë,
Folë më more më qafë.

Je e egër si thëllënxa,
Sy zezë vetulla hëna,
Flokë të verdha të argjenta,
Të kem timen ma do zemra.!!