E bukura muza ime-Petro Sota


Petro Sota

E BUKURA MUZA IME

———————————

Seç ma hidhje hapin,

Ti o moj bel hollë,

Dhe e dridhje shtatin,

Porsi një kaprollë.

Porsi një kaprollë,

Mosha, të kish ardhë,

Me faqet si mollë,

Dhe gushën e bardhë.

Gusha e bardhë si bora,

Gjerdan për ty të isha,

Një vështrim s’ta mora,

Sa dëshirë, që kisha.

Sa dëshirë, që kisha,

Kur ty, po t’shikoja,

Hapur pak këmisha,

S’po më fliste goja.

Goja po më dridhej,

Qielli më ra mbi kokë,

Zemra përpjetë hidhej,

Sikur të ishte zog.

Si zog, m’fluturonte,

Nga lemza, që m’zuri,

Por, syri m’shikonte,

Sipër, lart tek gjuri.

Tek gjuri pak përmbi,

Ashtu, përherë qofsh,

E bukur, si një perri,

Zbuluar, pak mbi kofshë.

Me kofshët zbuluar,

Bregut vetëm shkoje,

Dielli, s’kish perënduar,

Por ti po më verboje.

Si një diell, ndriçoje,

Kur rrugës po vije,

Shumë e qetë kaloje,

Si muzë poezije.

Si muzë poezije,

Sa m’kishe munguar,

Por, sonte vetë po vije,

S’më kishje harruar.

S’më kishje harruar,

Kishja kohë, që prisja,

Vargje, kishja shkruar,

Dhe një nga një i grisja.

I grisja nga halli,

Nga mungesë e gjatë,

Kur më digjte malli,

Pastaj shkruaja prapë.

Shkruaja prapë pastaj,

Se t’kishja frymëzim,

Por mallin gjithë e mbaj,

Brënda n’shpirtin tim.

Në shpirtin tim brënda,

Flakën mua ma ndezë,

Të shihte dhe hëna,

Si një mjelmë e zezë.

Si një mjelmë e zezë,

Mbrëmjeve më ngjaje,

Me një rrip në brez,

Të shtrënguar e mbaje.

Por, ti vije nga larg,

Si një Sirenë trime,

Pastaj, m’hynë në varg,

E bukura, muza ime.

About Post Author