E kush nuk e deshi të bukurën,
të bukurës kush nuk i këndoi,
e kush nuk ra pre e “kthetrave “të saj,
të bukurën kush nuk e lakmoi?!
E kush nuk e pëlqen të bukurën,
të bukurës nga pas kush nuk i shkon,
dikur dhe vetë e bukur isha,
por koha ngadalë po më pleqëron.
Po bukuria nuk është e përjetshme,
dikur ikën,të tradhëton,
ikën bukuria,po çfarë mbetet?
Bukuria e shpirtit që veç me jetën shteron.
Bukuria s’është veçse një fasadë,
ku dihet ç’njeri brenda saj jeton?!
Si një mbulesë mahnitëse që dikur vjetrohet,
porse shpirti brenda saj nuk ndryshon.
Mburret njeriu naiv me bukurinë,
a thua se është merita e atij vetë,
harron të mburret me virtytet e vlerat,
vetëm nëse si pasuri,veç vese mund të ketë.
Bukuria e jashtme porsi një reklamë,
shumëkush për fitime e shfrytëzon,
dhe vlerat e vërteta fshehur rrinë,
askush nuk i vëren,nuk i vlerëson.
Në fund të sëndukut rrinë mbuluar,
a thua kanë turp të shfaqen hapur,
nuk kanë faj ,
ne antivlera kanë përfunduar,
nga formalizmat janë kapur…
