E çfarë është jeta?Sheqere (Ozuni )Sina


Pa më thuaj, o njeri,

Kur ti s’ke mëshirë,

ke urrejtje dhe lakmi,

si mund të thuash se gjen qetësi?!…

Kur ti s’ke besim në zot

Të mungon e madhja dashuri,

E si mund t’i marrësh erë lules,

kur ajo s’ka aromë për ty,

se e spërkatin me pesticid,

për të vrarë gjallesat aty?

Njeriun me vese kaq të këqija,

Nuk e do as familja,

As nëna e tija.

Me ty edhe dielli është zemëruar,

nga dinakëria e djallëzuar,

Dhe të jep më pak ngrohtësi.

Ti kërkon diell e zot bëhesh?

Duke rrëmbyer e vjedhur pasuri.

Por fundi yt është vetëm errësira,

Gracka dhe laku për egërsira,

Burgu me hekura dhe zinxhira.

Ti duhet të rilindësh, në tjetër mot,

Të marrësh besimin në zot,

Të marrësh edukatën e nënës

Derisa të të zbutet guri i zemrës.

Të bëhesh njeri me mirësi në shpirt,

Errësirën ta kthesh në dritë…

që të kesh në jetë,të gjitha mirësitë.

TË DUASH JETËN DUKE U KORRIGJUAR

Kur jeta ka të papritura, Mundohu, buzëqeshi asaj! Unë ty do të të ndihmoj… Me shpirtit tim të fortë,

Të keqen tënde do ta copëtoj…

Unë do të buzëqesh fort

dhe dhimbjen do të ta shuaj….

dhimbjen do të ta kthej në forcë.

Unë do bëhem bujare,

dhimbjen tënde ta kthej në dashuri,

Në zemër të mos të kesh,

Smirën e njeriut të zi…

Tek ty të shkëlqejë njerëzorja bujari.

Errësirën do të ta mposht,

kam energji dhe shpresa më ndihmon,

Që yjet e mi të të ndriçojnë.

Unë kam besim e shpresë,

Se kam forcën e zotit që më ndihmon

Nga njeriu keq, zoti më shpëton…

Kam brenda vetes paqe e qetësi, dhe njerëzit i vras me mirësi.

Këtë paqe, qetësi e mirësi, Do ta përcjell edhe tek ty. Edhe pse zoti të ndëshkoi Për pronën që vëllait ia shite,

Ai përsëri dashuri të dhurojë, që jeta jote të vazhdojë.

I tillë duhet të bëhesh edhe ti,

Të mbushësh shpirtin plot me mirësi!

Kaluan vite dhe si për çudi,

zoti vëllanë e mbushi

me dashuri e pasuri.

Ai nuk mbajti mëri me vëllanë,

Se zoti i dha një mësim…

Gjer në fazën e fundit e dënoi,

pastaj dashurinë me vëllanë ia shtoi.

Data -10 .01 .2024 .

Poezi:

Botuar në librin me poezi /

/ËMBËLSIA EKËTIJ EMRI