E dashur ti sot mos fli-Leonard Pipa


E dashur ti sot mos fli

Më mbaj në sy flakë përmallimi,

E mbolla kthimin si lajthi,

Jam tek dritarja si agimi.

Pikë e lotit prej argjëndi,

Që t’rrëshqet faqes flakërimë,

Ma shkuli shpirtin si lis ma shëmbi,

Gjoksin prej guri ma bëri vrimë.

Se sy e buzë bërë valë,

Nga afsh i mallit përvëlim,

Zemra më rreh si det me valë,

Mos fli mos fli deri në zgjim…

Se unë unë do vi si zogu i natës,

Merak ti fshi lotët e nxehtë,

Mos u mundo derën të hapësh,

Se nga dritarja hyj më lehtë.