E dashura princeshë…Floriri Z Petra


ZEMËR NË SHPIRTIN TIM..

Sado te jem larg, me det dhe oqean

buzëqeshja jote,

erdhur agimeve te kaltra

gjallë më mban..

nuk mundem ti harroj, ato çaste intime

puthje pasionante dhënë,

neteve ne verë me hënë,

kur ishim ende të rinj…

Koha na mbajti, sa larg dhe pranë..!!

*************************************

Eh si ikën kjo jetë,

askush nuk e kupton…

Si erë vjen të merr me vehte,

bregut tjetër si valë të lëshon

Jetën mundohem ta shoh në sy

si lumë që rrjedh e nuk ndalon,

kur çdo ditë derdhet në det

vjen e nesërmja, përsëri rifillon..

Ti buzëqeshjen, sërisht më dhuron.

si rezja e diellit, puth agimin

me vesën e mëngjesit tretem,

tek gjiri juaj, çelur si trëndafil..

Enkas për mua,

të ketë lëshuar petale, aromë erë mirë..

O zemer e rilindur në shpirtin tim..!?

Nuk dua tu largoj ëndrrën,

atje do takohemi të dy..

Kur zgjohesh çdo mëngjes,

mos tu kërkoj, qiellit të kaltër

si yll që shkon në perëndim..

Dua tu gjej të heshtur, përsëri aty

si valëzë erdhur bregut tim..

Por sa shpejt mu largove

dy fjalë dot s’ti thashë..!?

Në ikje, sa ëmbël më buzëqeshe

zemrën në dorë kur ta dhashë..

Merre ta kesh si busull,

në çdo udhëtim

Pikat e horizontit, mos ti ngatërosh

kur të kthehesh si zogjtë,

nga një shtegëtim…

Tek foleza e vjetër, çdo fillim pranvere

degëve të shpirtit të qëndrosh,

ditën e mbarë të më urosh..

Kur dielli të ketë lindur në agim

E dashura princeshë.

O zemër e dashur në shpirtin tim..

……Ngelesh i vetmi vegim..!!

Floriri Z Petra

New Jersey, USA