E di…Eralda Cuko 


Eralda Cuko 

E di ,shumë malli do t’më tretë,
gjthçka e bukur do t’më mungoj…
I zymtë mëngjesi ndoshta do m’duket,
e zymtë dhe mbrëmja kur t’perëndoj…

E di ,trishtimi do vij i paftuar,
zemra nga malli shumë do m’gufoj…
Me mërzitjen tok pastaj do mbes,
në mua vetmija do ngrejë mburojë…

E di,në lot ndoshta do mbytem,
lot që të djegin, të përvëlojnë…
Në hidhërim mandej do zhytem ,
pa qenien tënde s’do di të rroj!…

E di ,edhe ti do t’dëshpërohesh,
prania ime shumë do t’mungoi…
Me agime të trishta ndofta do zgjohesh,
dhe mbrëmje të zymta që perëndojnë…