E DI MË THËRRET
E dëgjoj zerin tënd, kudo nëpër shtëpi,
Në çdo anë e qoshe, e ndiej kur më thërret,
Mes tingujve të kitarës më kërkon me ëmbëlsi,
E çdo tingull, në krahë vjen e më merr.
Dhe pse larg, kilometrat na ndajnë,
Ti shpirtin ma ngroh, me tingujt si rrezet e diellit,
Gēzimi më merr në krahë, e pranë të ndiejë,
E lumtur fluturojë në kaltërsin e pafund të qiellit.
VENETIKE CAKO MIRAKA
