-Rudina Muharremi Beja
E DI
E di!
Në ferr kam për të rënë
Jo për çfarë thashë,
Për çfarë s’kam thënë.
E di se në zjarr do digjem e tëra,
Për çfarë s’kam bërë,
Jo për çfarë bëra!
E në kurmin tënd – aty do të gjej,
Tek digjet, prej hidhërimit.
Do të vij, nuk të gënjej,
Derdhur në plis të lëngimit!
