E di ti?
E di ti çështë urrejtja?
Ske se si ta dish!
Është barut për të qëlluar,
E në fund në një gotë lotin të pish!
E di ti çështë lumturia?
Se kupton asnjëherë!
Është kuti e paketuar,
Sytë shkëlqejnë shënd e verë!
E di ti çështë vetmia?
Ja ku po ta them!
Zemrën bosh e godet mërzia,
Qajnë sytë e goja s’flet !
E di ti çështë miqësia?
Sështë kala prej rëre!
Intrigat të çojnë te keqësia,
Nga goja mos nxirr veç vrere!
E di ti çështë besimi?
Mësoje pra ta kuptosh!
Të mbash fjalën që e thua,
Dhe asnjë të mos dëmtosh!
