E di…pret kalë të bardhë,
Nazik të përkëdheli gjurmët,
I lodhur vi nga udha e gjatë,
Në gjoksin tënd më digjen buzët.
Ti pret…e pret, të zbardhi dita,
Fshi fshehtas lotin me shami,
Që kur të vi të gjej si drita,
Po sa ke vuajtur mos ma fshih!
Ti qesh…e qesh më bën të vuaj,
Tek fllad i buzës prapë t’a shuaj,
Shpirti e di, kjo buza ime,
Si sot zhuritur, për dhjetra kthime!
E di…e di, sa më ke shpirt,
Si zog në zemër m’fluturon,
Turp më ka ardhur t’a them për ditë,
Po e kupton,… ti e kupton!
