E di,tesh e di…Donike Rrethej 


E di, se kur flet zemra ,malli rreh me grushte,
syni lshon lumenjt e mallit kur shpirti zhuritet,
e di, dridhjen e duerve e mungesën boshe…
q’i frymon afër mejet.
Buzët i flasin njana- tjetrës n’xhelozitë e mendjes.
Pa dasht endem !
E di , se vdekja vjen prej syve….
E dashnija prej nji prekje t’butë,
e t’turpshme qi t’kuq faqen.
Trupi jot i brisht vën kufijt diku , ku tesh asht vetëm andërr.
Patjetër e di !
Po e di , se dhima nuk t’vret,
lot me ty , tuj t’ngritë muret me botën,
lerg njerëzve e çastit t’lumtun.
E di, se ikjet kan emnin tand,
aromën tesh t’largt qi kam harrue,
edhe zanin ,ftyrën ,gjithçka n’mue ishte.
E di , e diiii , patjetër e di, se nata asht kaq e g’jat ,
sa dita lodhet n’pritjet e mungueme.
Diku , n’nji skaj jetoj edhe unë ,
si ti , endem tuj vjedhë do grimca jetët,
dhimet,lotit e mallit…
Po a e din ?!
Mallit….

E di , se jeta asht çaste,
qi vjedhim e na vjedh,
pa dasht n’nji rrugë qi ska kthim .