E do edhe zemrën time..?Eduart Veli


Po ta jap unë ty edhe dorën

Që me tre duar ,të më pushtosh.

Ta jap ty unë edhe këmbën .

kudo,veç mua;të më kërkosh!

Edhe njerin sy ,unë ty po ta jap..

Që të më shohësh ti ,vetëm mua..

Gjysëm i verbër, të ndjek në çdo hap.

Veç dashurinë;unë kurrë se jap hua!

Po ta jap unë ty edhe njërin vesh …

Të dëgjosh dhe poezinë e pashkruar

Të ndjej dhe të gjej kudo ku të jesh..

Të gjen fare lehtë ,zemra e dashuruar!

Zërin do ta jepja me shumë dëshirë

Me zërin tënd të shkrihej, të bëhej një..

Të këndojmë bashkë një simfoni të arrirë.

Hymn i dashurisë ,të mbetej përgjithënjë!

Edhe muzën time,ta jap pa shpërblim..

Veçse,nga gjumi shpesh herë do të zgjojë

Ti je muza ime, ti je pjesë e shpirtit tim..

Brenda ,në tik takun e zemrës, do jetojë !

E do dhe zemrën time,merre ,po ta dhuroj

Dy zemra më shumë gjak do të pulsojnë..

Ti jeton tek unë dhe unë benda teje jetoj .

Si ata vëllezërit sjamezë ,përgjitmonë !