E dua, e dua Tironën…Nexhbedin Basha


E DUA, E DUA TIRONËN…

E dua, e dua Tironën,

Amanet, amanet, gjyshe Fizja ma la,

Tironsit, tironsit, na pritën me zemër të bardhë,

Rrugë, rrugë e lagje, si dibran na dhanë.

Breshër, breshër e shi bie në Tironë…,

Një refren kënge tironse me shi,

Malli, malli kurrë nuk shuhet, për Tironën,

Se tironsi, tironsi dha bukë, në hisen e tijë.

Shiu, shiu dhe breshëri në Tironë,

Si argjent e mëndafsh i nejlont më ngjajnë,

Diamant, diamant për bujtësit në Kryeqytetë,

Si metropolitan, s’prishën terezinë për askënd.

Shi, shi e breshër bie në Tironë,

Askënd, askënd nuk e mërzit,

Se është ëmbël, e ëmbël si mjaltë,

E duan, e duan marrëzisht.

Një përmendore nga dibranët simbol është pak,

Të hershëm, të hershëm, janë në metropolë,

Shiu, shiu dhe breshëri për ta është artë,

Në gen, në gen dibran, me zemër, me zemër tirons