E dua jetën:Majlinda Pajaj 


E dua jetën, si bregu detin,
Si perëndimi kur e puth lindjen,
Si ne, kur gjetëm njëri tjetrin,
E dua jetën, të mos njoh dhimbjen.

Nënë të falem për gjirin tënd,
Për ato net fjetur në zgjim,
Ta dish sa shumë shpirti më dhëmb,
Për sytë e tu, qeshur, lotim.

Erdha në jetë e pranveruar,
E qara ime një melodi,
Nënë bashkë me Babë të përqafuar,
Më përkëdhelnit me dashuri.

E dua jetën dhe ju, ju dua,
Dua gjithçka, që dritëron,
Ndaj sot të gjithë, uromëni mua,
Është dita ime, pa ju s’ gëzon!

About Post Author