E dua majin-Mimoza Maria Ajdhoni


E dua Majin, se agimet e tij çdo ditë lyejnë buzëqeshjen e mëngjeseve në ngjyrën e qiellit,

tek i falin atyre puthjet e para.

E dua se aroma e luleve në Maj, më ngjan me aromën e dashurisë,

me atë aromë që deh përqafimet.

E dua Majin, se bashkë me petalet e trëndafilave,

çelin sërish shpresat tona,

kur gishtat e shpirtit zgjaten për të mbledhur nektarin e lumturisë

dhe duart e zemrës thurin kurorën më të bukur, mbushur plot pranverë.

E dua Majin, që mbështetur mbi supet e lodhura të Prillit,

dashurohet me diellin dhe qindra dashuri shpërthejnë ylbereve,

mbushur gishtat me unaza lulesh.

Dashuri që frymojnë aromë zymbylash dhe hyjnë pa trokitur në dyert e zemrave të ngurrosura nga dimri.

E dua Majin, se është muaji që festojnë ditlindjen dashurite!