Leonard Pipa
E dua natën.
Kaçurrelat e zeza
m’i hedh mbi sup,
Mbi kraharor.
Të buta fare,
mornica-mornica.
E dua kur më bështjell trupin,
Me trupin pa formë
E merr formën time.
Ti asnjëherë nuk do t’i ngjash,
S’do t’i afrohesh tek maja e gishtit!
Sa herë të dua ja shpupuris flokët,
Ja prish rendin e gjërave,
Ajo më falenderon me një përqafim të madh!
Me një buzëqeshje të ëmbël.
E dua natën
Ajo më bën të dukem i bukur,
Të dukem brun!
