Pas një pause të gjatë rikthehet në ekran bukuroshja Jonida Vokshi, kësaj here pjesë e spektaklit me fëmijë “Gjeniu i vogel”. Nis sonte nata e parë në ekranin e Vizion Plus e do të vazhdojë cdo të martë. “Jam shumë e lumtur që nisim sonte një rrugëtim që jam e sigurt do ta shijojmë cdo javë e më shumë. Jam dyfish e lumtur që do të jem e rrethuar me disa fëmijë kaq të talentuar sa emocionet që të japin janë ato që prej disa kohësh na kanë munguar”- është shprehur ajo. Krah saj në këtë rrugëtim do të jenë edhe Vikena Kamenica, Bojken Lako dhe Olta Boka.
Nga Hortenca Alimucaj
