E fortë të dukem “unë” si një mur-Fatbardha Zirka Menaj


E fortë të dukem , “unë” si një mur
-Pa ndjenjë ,e ftohtë e ngurt si një gurë
Sepse dhimbjen ,unë gjithmon e fsheha
Dhe” ti “nuk mundesh ,të më njohësh kurrë ..

E fortë të dukem “unë” si një murë
-Pa ndjenjë ,si statujë e hekur, që nuk thyhet
Nëse do mundesh” ti”shpirtin tim ta lexosh
Do “mbytesh” në lotë,dhe aty do të më njohësh

E fortë të dukem” unë “si një mur
-Pa ndjenjë ,si një dru e thatë
Shtigjet e jetës t’ime, kishin dhe vuajtje
Por kërkënd nuk vodha, dhe lëndova

E fortë të dukem “unë” si një mur
-Pa ndjenjë, e rënd si një shkëmb
Por jam një grua, që jetën se ka frikë
Jetojë me nder e besë,këto jan vyrtyte e mija!
Fatbardha Zirka Menaj