E gjitha një furtunë-Valbona Kolaveri


Unë jam lot

I ditëve që dhembin,

Zemër harpuar qiejsh

guximin puth

Unë jam krahë të lirë

Të bijëve fluturakë,

Jam frymë e tyre

Ndër brinjë

Unë jam

Derti që nata më qau,

Jam idhnim i shpirtit

Të trazuem në angështi

Jam erë mali që fryn me vrull

Shpërthim i flaktë

Rrezesh që djeg dielli

Litar shiu i shpirtit nën vetëtimë

Ditësh që nxijnë trishtim

Unë jam

E gjitha një furtunë..