E kaluara e kalbëzuar e një fotografie dhe shpresa e humbur-Nga Dr.Selman Mëziu


Nga Dr.Selman Mëziu

E kaluara e kalbëzuar e një fotografie dhe shpresa e humbur

Botova më 06.05.’24 në faqen time në Fb dy fotografi me kërkesën: ‘’Kush të dëshiroi me më gjetur, ku janë bërë këto fotografi?   Provojeni kujtesën  për 15 vjet ma parë.,,

          

    Botova më 06.05.’24 në faqen time në Fb dy fotografi me kërkesën: ‘’Kush të dëshiroi me më gjetur, ku janë bërë këto fotografi?   Provojeni kujtesën  për 15 vjet ma parë.,,

    Pasi lexova të gjitha reagimet, mendova të shkruaj dhe të realizoi qëllimin e botimit. Do t’a fillojmë me ndërtimin fjalë formues të titullit.  Përse vallë jam shprehur e ‘’kaluara e kalbëzuar?,,  Për këtë do të na ndihmojnë të nderuarit reagues. Fotografi ‘’… e ngjashëm me një pjesë të banuar nga Romët jashtë Korçe, para shumë vitesh.,, (Gjuhëtari A. Hasanas 06.05.’24)   Dhe më tej hedh dritë dhe na kujton Shqipërinë e para 15 vjetëve gazetari K. Faruku. ‘’Llum i tmerrshëm në Durrës, në Sharrë të Tiranës, në Elbasan dhe…gjithandej.  Shqipëria ishte një kosh plehrash nëpër sheshe e nëpër rrugë dhe, njerëz të pakulturë e mendjezbrazët ngrinin mbi plehra edhe flamurin kombëtar.,,(06.05.’24)

           Do t’a shtrij gjeografinë mbytëse të mbeturinave  të qelbura nëpër hapësirat gjeografike shqiptare, psikologu Elmaz Lala:  ‘’ Pamje të tilla mund të gjeje kudo këtu e 15 vjet më parë. Bathorja, Bregu i Lumit në Tiranë, Këneta në Durrës ose gati në të gjitha periferitë e qyteteve të mëdha, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër.,,(E.Lala, 07.05. ’24)  Më tej L. Krrashi hynë në kryeqytet e rrethinat, ‘’Valias, Kaza Italia,, i ndjekur nga  L. Berisha, ‘’Babru.,,

           Largohemi nga kryeqyteti dhe shkojmë në ‘’ Porto Palermo Durrës.,, (R. B. Cani, 07.05,’24)   Ndërsa Ali Gacaferi shkruan ‘’Në Kosove e Shqipëri baco,  ku ka shqiptar.,,  duke i dhanun një përgjithësim ndoshta të merituar, të ndeshura në relievet e Shqipërisë dhe Kosovës në fshatra, përrenj e lumenj, liqene e dete.  Këto ishin kalbësirat e kohës shprehur që nga goma makinash, këpuce e deri te shiringat e spitaleve.  Mbretëri që duhesh hequr qafe me ide, programe, organizim dhe edukim.

     Edhe për këtë do t’iu drejtohemi shprehësve të pa përtuar të mendimeve, që tanima nuk mungojnë për probleme e shumta që ka dhe do të ketë Shqipëria. Dhe ja lexojmë: ‘’Gradualisht, krahas masave qeverisëse, vetë qytetarët po ndërgjegjësohen… Ka sfida të mëdha, por sot as mund të krahasohemi me Shqipërinë e kohës së asaj fotografie.,, (K. Faruku, 06.05.’24)  Dhe ja të njihemi me një tjetër mënyrë të shprehuri. ‘’ Është mirë që tashmë pamje të tilla t’i përkasin të kaluarës jo shumë të largët.,, (E.Lala, 07.05. ’24) 

   Ndërsa ekonomisti Agim Kasa na nxjerr në pah një tjetër problem të mprehtë që ka pushtuar gjymtyrë të shumtë të qeverisë E.  Rama,  të bashkive të ndryshme në lidhje me zhdukjen e këtyre kalbësirave: ‘’Situata ka përmirësim, por inceneratorët në Elbasan, Fier e Tiranë në emër të këtyre plehrave gllabëruan miliona euro nga xhepat e shqiptarëve dhe akoma, po shqyejnë xhepat e shqiptarëve. Dhe kjo është një maje ajsbergu në bashkinë e Tiranës.,, (A. Kasa, 07.05.’24)

     Ndërsa unë i kam bërë këto fotografi duke kaluar përmes këtyre llumrave të kohës, ku banonin romët dhe shisnin veshmbathje. Shija e shëmtuar e këtyre pamjeve drejtpërdrejtë më ngacmoi dhe shkruajta një reportazh për Tiranën, i cili bashke me njërën nga këto dy fotografi e të tjera ndodhen të botuara te libri im ‘’Ajnshtajni i përcëlluar.,, Ku kritikoja ashpër situatën  kudo nga kalova. Tani ka ardhur koha që të zbulojmë pjesën e dyte të titullit ‘’…dhe shpresa e humbur.,,

      Pothuajse gjashtë vjet më parë po shëtitja me bashkëfshatarin tim Kamber Faruku në bulevardin e ri.  Ky fillon, ku përfundon shëtitorja Zogu i Parë e vazhdon në tokat e ish stacionit të trenit. Një shëtitore dhe jo Lungarno, vërtet e nivelit evropian si projekt e si realizim. Pa mëdyshje mund të shprehemi që u përket qyteteve e projekteve ekologjike të tyre.  Shikonim projekte ndërtimesh të afishuara në krahun e majtë ku është tregu fshatar dhe në vazhdim. Kuptohet, natyrshëm vështrimi na kapi një fushë me shumë se tre ose katër hektar. Bumi i ndërtimeve në Tiranë kishte shpërthyer. Projekte mafioze  po shfrytëzonin çdo centimetër toke të gjallë (ish park i gjelbër, ish park lojëra fëmijësh etj) me ndërtime, hekur e beton.  E unë u shpreha: ‘’Shpresoi që kjo fushë të gëzoi mendjen e lapsin e një arkitekti gjelberimi që në zemër të Tiranës të ndertosh një park i gjelbër siç e kanë shumë kryeqytete e qytete të botës, edhe pse kanë dhjetëra shekuj që janë ndërtuar.,,   Kamberi ishte i një mendje me mua.   Dhe ja çfarë ndodhi. A. Topalli, më përgjigjet duke vendosur në reagimin e tij ‘’pallatet madhështore,,  që po ‘’mbillen,, e mbijnë furishëm si këpurdhat pas shiut. Ai shkruan: ‘’ Ndryshim, për mire besoj?,, Për të cilat un kam shkruar dhe kam botuar dhjetëra fotografi të ndërtimeve e ish fushën e banuar nga romët.

 Por, çe don, Qeveria E. Rama, mafia e ndërtimit në Tiranë i kanë futur kthetrat thellë ne tokat e kësaj fushe, deri edhe ne 50 metra thellësi, duke ngritur pallate, kulla, por ende kopshte, shkolla biblioteka, etj etj.  As që u hodh një ide e tillë për të krijuar një mushkri të gjelbërt, që të gëzoheshin fëmijët sëbashku me prindërit, rinia, pensionistët. Po të krijohesh ajo  arkitektët e botës do të jepnin gjykimin e tyre mbi atë  kryevepër.  Ky arsyetim ka edhe një argument të fortë, që Tirana ka një sipërfaqe të gjelbër për banor 0.65 metro katror, ku norma minimale në shkallë botërore duhet të jetë 9 metra katror për banor qytetas.

    Shpresa humbi për mua e qindra përkrahës që dinë vlerat shumë planshe të një parku të gjelbër në qendrën e  Tiranës. Dhe më tej edhe si prodhues oksigjeni, thithjen e gazit karbonik,  freskinë mjedisore, rolin argëtues, pushues të njeriut se fundi në shëndetin e mire rritjen e tij. Tanima prindërit që jetojnë në kryeqytetin e zgjeruar deri në Kamëz, Rinas, Vorë, Sauk etj. duhet të hynë në lokale të, shpenzojnë lekë dhe të argëtojn fëmijet në mjedise të mbyllura. Ndërsa bota  mbarë, arkitektët e gjelbërimit dhe ekologjistët, po projektojnë e ndërtojnë Qytete Ekologjike.