“E ke për nder që ke lindë grua”-Adriana Kongjini Bala


“E ke për nder që ke lindë grua”

E ke për nder që ke lindë grua,

Je e qeshura në shtëpi,

Ti je ujë I ftohtë në krua,

Ti je zambaku në avlli.

Ti je e mençur dhe e denjë ,

Ti burimi për fëmijë,

Ti ke dashuri dhe ndjenjë,

Kur qesh ti jep dashuri.

Ti je diell që ngroh botën

Grua Nënë dhe bukuri,

Kur ikën ti e kyçin portën,

As pemë as lule nuk mbin më aty.

Grua je zonja e tokës,

Por si hëna kudo ndrin,

Ti e shton jetën e botës,

Çel si lulet në agim..

Grua emëri I shenjtë,

Lezeti -bukuria je,

Ty të shtrembërin e çon drejtë,

Me besë dhe guxim që ke.