E keqja tërheq…Suzana Rama


E keqja tërheq…

Me të keqen kurrë nuk u bëra palë,

asnjëherë pranë meje nuk e desha,

ajo të përfshin si deti me valë,

lajkatare brinjësh, si rroba që vesha.

Më gjeti të dobët, teksa e tolerova,

me një kthim krahësh e mërzitur,

ajo më ndoqi dhe pse s’e pranova,

nga inati, nga shtrati më la ngritur.

Nuk u bëra palë dhe nuk debatova,

barrë të qéndron, peshon sa një mal,

që ti vij pas hijes kurrë s’e mendova,

po e deshe vehten, duhet ta mbash larg.

Jeta më ndihmoi, nuk iu bëra palë,

një ditë u largua, s’gjeti mbështetje,

o njerëz të keqen, mbani sa më larg,

ajo atë kërkon, të të bëj si vehten.

E keqja për më tepër, keq të tërheq,

lum kush me zgjuarsi, di të largohet,

po të biesh pre e saj, s’ka më keq,

veç me këmbëngulje, dëshirë shporret.