E kujtoj me mallëngjim:Sheqere Sina Ozuni


E kujtoj me mallëngjim,

Dashurinë time të parë,

Tash ka mbetur si kujtim,

dy zemra që janë ndarë.

Kur të dy ram n’dashuri,

Të dy ishim shend e ver’,

Sepse ishim shumë të ri,

Njëzet vjeç ishim at’her’.

Si dy zogj në fluturim,

Të gjithë Botën e sfiduam,

N’horizontin pa mbarim,

Zemrat tona i bashkuam.

Vërtetë ishte hera e parë,

Kur buronte dashuri,

Në çdo puthje, në çdo fjalë,

Ishe ti si një magji.

Ike ti pa ardh’ pranvera,

Se si ndodhi nuk e di,

Sa shumë kohë prita te dera,

Por kurr’ ma nuk erdhe ti.

s

About Post Author