Ti je nje llahtari e llahtarisur
sa dhe Safo do te kishte zili,
Ti je nje poete krejt e krisur,
Ti je fiks si thoshte Lasgushi
“me e fshehte se fshehtesia”,
Je marke vere prej nje rrushi
qe po e pive s’te iken magjia!
Ti je ashtu si une te mendoja
para se te shkrihesha me ty…
Lulezon jete dhe mbi rrenoja
ne krisje te fshehta si llahtari!
Ti je, ajo, rrezja mengjesore
kur ne horizont e virgjer del…
Safo do te donte “dashnore”
rrezik, te me “vrase” ne duel!
