“E mbyllçim si Asllan Osoja!”-Enver Cakaj


Enver Cakaj

U lind në mes të tymit të barutit,u rrit me atë tym dhe luftoi nëpër tym e plumba..E pagëzuan me emrin Asllan,po a do të bëhej vërtet i tillë? Në të vërtetë njeriu duhet të dijë të gjejë një emër për vete,se ai që të vënë nuk është emri yt.Me atë mund të bësh vetëm veprime zyrtare.Emër të mirë nuk mund t’i vësh vetes vetëm kur lufton me armë,se jeta e gjithë luftë është.Po duhet të dish të hysh në ato luftra.Duhet të dish dhe si të dalësh nga rreziqet që të krijojnë luftrat.Asllani është rrezikuar disa herë,po kurrë nuk ka rënë në kurth.Por ai zgjodhi më të vështirën për të mbajtur familjen.Në vitin 1914 greku u vuri zjarrin të gjitha shtëpive të Osojës,u grabitën të gjitha ç’gjetën dhe e lanë familjen Cakaj në qiell të hapur.U detyruanë të shkonin muhaxhirë në Berat.I strehoi bamirësi Stefan Malishova.Ai i fshehu në një dhomë,ku mund të rrinin vetëm në këmbë.Vëllai i tij i vogël u sëmur rëndë dhe një ditë ra e s’u ngrit dot më.Ajo dhomë u kthye në mort.Nënë Hakja i ra përsipër dhe ulurinte! U krijua një skenë e dhimbshme.E varrosën dhe e lanë atje.U kthyen në Osojë,po shtëpi s’kishin.Mezi sajuan një kasolle sa futën kokat.Në atë kasolle u vete një arab i quajtur Muhamet.Kishte sjellë që nga Vlora një gomar të ngarkuar me plaçka e ushqime,që u erdhi si dhuratë nga Zoti.Atij ia kishin vrarë prindërit dhe gjithmonë qante.Por një ditë arabi iku në Stamboll me bindjen se që andej do ti ndihmonte më mirë,por nuk u duk më.Në vitin 1915 varfëria u bë më ekstreme,po i shpëtoi një tufë dele që u dha Kajmak Panariti.Por qumqështi donte bukë.Asllani vajti në Korçë të blinte misër,por u kthye bosh.Nënë hakja,që ishte si burrë,vajti te Zylfo Polena,por ai ishte më keq.Dhe nëna i mblodhi djemtë e u tha: “O bijt e nënës,shkoni e shpëtoni kokën!” Asllani me Hysenë ikën në Korçë,Bedriu ruante dhentë e Rramanit në fshat.Por të keqet nuk iu ndanë familjes.Vdiq nëna nga një sëmundje që quhej lëngjyer.Asnjë nga fshati nuk u afrua,se ishte sëmundje ngjitëse.U lajmëruan Fatime dhe Shefiko Çeçaj nga Polena,miqtë e tyre,që u janë ndodhur gjithmonë pranë dhe e varroisëmn me shpenzimet e tyre.I shpunë dhentë Kajmakut që i kishin marrë qesim dhe ikën në Polenë,te Dalipi.Ato ditë në Vlushë erdhën austriakët dhe Hyseni me Asllanë u veshëm komitë.Me lekët që mori Asllani bleu një palë rroba,se ishte lakuriq.Pas ikjes së austriakëve djemtë e kërkuan punën deri në Stamboll.Por në 15 maj 1921,edhe pse Asllani u sëmur,e marrin ushtar.Bënte roje në Parlament,ku u njoh me Hasan Prishtinën,Avni Rustemin,Shefqet Korçën,Bajram Currin…

Ushtrinë e mbaroi më 15 gusht 1922,po ku të vinte? Shkoi e takoi Riza Cerovën në Shijak,i cili tok me Bexhet Qafën ndërhynë dhe e veshën në xhandarmërinë e Zerqanit.Por me ndërhyrjen e Maliq Skraparit transferohet në Korçë.Me ndihmën e Musa Krajës fillon punë në xhandarmërinë e Vlorës,ku qëndron pak kohë dhe në dhjetorin e vitit 1939 gjendet në xhandarmërinë e Korçës.Komanda e Qarkut e cakton në Bilisht,por pas ca dite e pushojnë nga puna.Dorëzoi armën dhe shkoi të merrte rrogën e fundit,por ia kishin vjedhur hajdutët e Zogut.Xhafer Shkëmbi nga Kolonja kishte miq në qarkkomandë dhe e thirrën e pyetën ku donte të punonte.Asllani kërkoi sërish të në Bilisht,por ata e cakruan në Kolonjë.U emërua në postën kufitare të Prodanit.Në Kolonjë la aq shumë mbresa sa edhe sot e kërkojnë kolonjarët.Tani familja Cakaj e kishte marrë veten dhe Asllani do të martohej.Që nga Kolonja i erdhën shumë telegrame.Në vitin 1930 Asllani kërkoi transferim dhe komanda e pranoi duke e shoqëruar me këtë çertifikatë mirësjellje: “Tetar Asllan Lumani i matrikullit 32 ka filluar në shërbim të forcës së këtij rrethi qysh nga data 15 fruer 1922 dhe,sipas lutjes që paraqiti për nevoja familjare në datën 1 mars 1930,u transferua në rrethin e Skraparit. Për 8-vjet kohë që ka vazhdue në këtë rreth, asht konstatue mjaft energjik dhe aq i zellshëm e kujdestar në të kruemit e shërbimit,fort i disiplinueshëm,sjellje e moral të naltë.Prandaj kjo komandë e shef për detyrë t’i japë në dorë këtë çertifikatë.Komandanti i rrethit të Kolonjës,toger Tharka.Ersekë,më 10.3.1930.”Me ndërhyrjen e miqve fillon punë në Tiranë,ku bashkohet me Riza Cerovën e miq të tjerë patriotë,të cilët krijuan një organizatë të fshehtë për rrëzimin e regjimit të Zogut.Asllani me shokë organizonin atentate kundër regjimit,por spiunët e tij diç kishin diktuar dhe i drejtojnë Ministrisë së Punëve të brendshme këtë telegram shifër: “Informohemi se nesër mbasdite nga një grup në Tiranë është e sigurt se ka për t’u ba atentat kundër zotrisë suaj,Zylyftar Veleshnja,reshter Nevruz Strora dhe tetar Asllan Osoja,gjithë nga Skrapari dhe kundër Veiz Xhindit dhe personave të naltë.Prandaj merrni masat e arrestit.Nënprefekti,I.Dibra.” Ishte pragu i Lëvizjes së Fierit dhe Asllanë me shokët e tij i arrestojnë.Për Asllanë ka dy vendime gjyqi,me 15-vjet burg dhe me vdekje.Por Zogu bëri një amnisti dhe Asllani u lirua nga burgu.

Dhjetori i vitit 1939 e gjen Asllanin në Korçë gardian burgu .Po të kishte vetëm atë detyrë,nuk përbënte problem,se vetëm derën do të hapte e mbyllte,po ai u angazhua me disa militantë që vepronin në Korçë.Ishte 27-dhjetor kur filloi punë në burg,ku drejtor ishte Kristaq Pema.Korça u gdhi me një metër dëborë.Atje gjeti gjirokastritin Muharrem Kamberi,një njeri i besës.Burgu nuk kishte shumë të burgosur,por me shtimin e lëvizjes popullore,burgu u mbush me militantë.Asllanit i duhej të kontaktonte sa më shumë militantë që të kryente mirë detyrën që i kishte caktuar qarkori.Fillimisht mori takim me Petro Papin,që për t’u maskuar kryente detyrën e rrobaqepësit.Ky ishte ndërlidhësi mes levizjes dhe të burgosurve politikë.Në Korçë merr takim me Kahreman Yllin,i cili i tregon,se fashistët janë acaruar,kujdes veten dhe njerëzit tanë.Dhe Asllani i premtoi,se ç’varej nga ai nuk do të kursehej.Burgu mbushej çdo ditë me militantë.Ai u rrënqeth kur pa Tika Theodhosin me duar të lërosura në gjak, që i kishin futur spica në thonjtë e gishtave.Priti sa ra nata dhe shkoi ia pastroi e mjekoi.Në burg ndodheshin dhe militantët Foni Thano dhe Hasan Selenica,për të cilët Qarkori kishte vendosur lirimin e tyre dhe kjo detyrë iu ngarkua Asllanit,i cili bisedoi me mjekun Ymer Dëshnica.Ai i dha dy doza ilaçi,që të sëmureshin e t’i kalonin në spitalin e burgut,ku lirimi ishte më i lehtë.Por ilaçi zuri vetëm Fonin,të cilin e kaluanë në spital.Për Hasanin mjeku dha një dozë më të madhe dhe u realizua kalimi në spital.Për të realizuar nxjerrjen nga burgu në orën e caktuar,futën në shërbim njeriun e besuar,Rrapo Kukën,i cili u caktua roje te dera e spitalit.Në orën e caktuar pranë spitalit arritën gjashtë të dërguarit e Qarkorit dhe të gjithë i thirrën Rrapos: “Hidh armën!” Rrapoja qeshi dhe u hapi derën që hynë në spital e morën dy militantët.

Një ditë i thonë Asllanit të kërkonte lejë dhe të paraqitej në Qarkor që të nisej për në Qatrom.Asnjë spjegim.Atje e priste Sotir Gurra dhe Ramiz Aranitasi,të cilët do t’i shoqëronte për në Leshnje të Skraparit,ku i priste Kahreman Ylli.Por Asllani i shpuri miqtë në një arë me pjergulla pranë shtëpisë së tij dhe iku në Leshnje të shikonte a kishte ardhur Kahremani.Pas tri ditëve ai i shpuri në Leshnje dhe u kthye sërish në burgun e Korçës.Në një rreth fare të ngushtë u diskutua dhe vendos hapja e burgut.Po më parë caktuanë vendet ku do të qëndronin gardianët.Aty u vendos që të krijohej një batalion partizn,ku të përfshiheshin edhe gardianët me te burgosurit.Dhe në mes të natës Asllan Osoja me Rrapo Kukën bënë të mundur hapjen e burgut nga dolën 172 të burgosur.Qarkori e kishte caktuar Asllanin të punonte në zonën e Potomit.Por një ditë atë e lajmërojnë,se duhej të nisej për në Përmet, duke i treguar dhe rrugën nga do të shkonin.Të gjitha ishin sekret. Atje e morën vesh,që ishin zgjedhur delegatë të Kongresit të Përmetit.

Pas çlirimit të vendit Asllani u caktua me detyra të rëndësishme,deri kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Skrapar.Gjatë luftës dhe punës ai bëri shumë miq,sidomos në Kolonjë dhe Korçë.As ai,as ata nuk e kishin harruar njëri-tjetrin.Mes shumë letrave që ka marrë prej tyre,po përmendim vetëm dy:” I dashur shoku Asllan! Së bashku me këta dy luftëtarë të kësaj kartoline,po të përshëndes edhe unë,që më ke “torturuarë” kur më kishe mbyllur në burgun e Korçës,që më sillje traktet e veprimtarisë së shokëve të luftës.Rrofshi sa malet e Skraparit,ore xha Asllani! Të përqafoj,Koçi Bezhani.” “I dashur shoku Asllan!Dje,në gazetën “Zëri i Popullit”,më zuri syri emrin tënd.Aty kuptova se keni qenë sëmurë.Punuam,ore shoku Asllan,po kurrë s’më shkonte ndërmend se do të arrinim deri te këto çudira.Unë,megjithë operacionin që kam bërë,dua të rroj edhe ca sa të shikoj trenin kur të vijë në Korçë.Kjo është dëshira ime dhe do të shtrëngoj dhëmbët sa t’ia arrij asaj dite! Të pres të vish megjithë zemër. “Kristali”.

Është shkruar një libër për të,se ai ishte vetë një libër,që nuk kishte fund,por më shumë i mori me vete.Punoi,e ku s’punoi,bëri miq sa asnjë tjetër,ndihmoi nga buxheti i tij aq sa nuk numërohen.Por erdhi një mesnatë e 6 prillit 1979,45-vite mw pare,që ai u nda përjetësisht nga njerëzit dhe jeta.U nda,po ato bamirësi që përmendëm,na i sjellin të gjallë atë njeri.Me të drejtë i ndjeri Hetem Bakiasi,një miku i tij dhe i yni,ngushëlloi familjen e tij me këto fjalë: “E mbyllçim të gjithë si xha Asllani!”