E mora çantën me sy përlotur- Godo Mehmetaj


E mora canten me sy perlotur,

u nisa rruges se gjate pa mbarim!

opingat me lane rruges u grisen,

ika e mendoja: a do kem kthim?

Me dite e nete,canten me vete,

ajo ma mbajti shpirtin gjalle,

mu be jastek dhe kur dremisja,

me te shkembeja dhe ndonje fjale.

Canta ime me dha sa kishte,

buke thate dhe ca therrime,

edhe pse bosh ,tutje se hodha,

se u be pjese e jetes time.

Mu be ne enderr ngado qe shkoja,

nga dora kurre mos ta leshoja!

me vite ngelem larg shtepise,

me mua erdhi ashtu e grisur.

U ktheva lodhur thinjur e tretur,

me mall kurbeti zhytur djegur,

kerkoja vellezerit nga kishin ikur!

me ligje qava prinderit te vdekur.