E more miqtë e mi-Vilson Mersinllari


E MORE MIQTË E MI

—————————-

E more miqtë e mi,medet,medet

nga iku ky dreq-sinqeritet-

kush e ka parë,të ma thotë

që dhe unë,t’mos lodhem kot.

Kush nga ju,atë e ka parë

mos ngurojë,të ma tregojë

është gjallë,apo e kanë vrar

apo e kanë varur në litar.?

Në ç’rrugë shkoi,vallë ç’pati

iku nga qefi,apo nga inati

ndoshta e ka patur,ndonjë hall

qëkur njerzit u kthyen në kanibal.?

A sinqeritet,more sinqeritet

ne një pjesë njerzish,ç’na ka gjet

që kur u zhduk më parë -dashuria-

ne na mori lumi dhe gjullurdia.

VILSON MERSINLLARI.