E ndjej veten shqiptar-Godo Mehmetaj


E NDJEJ VETEN SHQIPTAR

Në tokë të huaj kam lindur

nga dy prindër refugjatë

po gjithmonë e them me bindje

jam me shpirt e gjak Vlonjat

Edhe zëmra më rreh fort

atje është atdheu im

ta kaloj Adriatikun

si zogu në fluturim

Asaj ane i kam njerezit

kam shumë mall për gjyshin tim

sa herë flas ne telefon

qan me zë me ngashërim

Gjuhen Nëna ma mesoi

dhe pse jam në Itali

jam krenar që jam Shqiptar

per Flamurin kuq e zi,,

Nga Godo Mehmetaj

Exif_JPEG_420