Nëpër plasaritjet e kohës kthehem sërish
Kujtimet e konservuara në arkën prej druri
Vetëm hëna e gjithëbotshme mundet me pa
Se si flas me heshtjen time.
Edhe këtu ku jam
Stinët ndërrohen e pemët zhvishen
E malli në mua mbështillet si qarqaf
E më zë frymën.
Unë po e mbaj të kurdisur mallin me orën e vjetër
E koha kurdis ardhjen time
Të vij t’i ujis lulet në balkon me kovën e vjetër
Që ka mbet si një relikt i kohës së pagoj.
Shpeshher bëhem uragan, stuhi e vullkan
I bëjë ballë ëndërrës, pendesës e mallit
E di që e nesërmja më pret krahëhapur
Nuk është fundi i stinës
E as fundi i ëndërrës sime.
