Liljana Ndoni

E PADUKSHMJA
E ndoqa të pa njohurën po më kot,u zhduk në erë para se të vdiste,
Lëshuar në ajër dashurinë e pa masë dhe shirat nuk e lanë të jetonte,
Nëse më sheh në një nga mendimet e tua më përqafo në munges,
Dashuria kërkon një shteg ,një erë ,e vetme nuk di të vdes ,
Më lërë një ditë të jemë në zemrën tënde,se pa më kërkuar kudo më gjen ,
Pa frikën e mungesave të gjata, ngado dhe e padukshme ajo të rrëmben,
Në fjalët e ngritura ajzberg sodisni dritën e saj të temjanit shpërndarë kudo,
Në një shtëpi që mban shandanin dhe ngrohtësin e saj ngado.
Nëse mendoj për ty në të ftohtë bie shi brënda meje kthekem një sheg vajtues,
Jam gardhi i kopshtit tënd që qëndroj në heshtje ,dhe shikoj lulet me endje e kujdes.
Dhe uji që derdhet më kalon në duar më largon çdo mërzi të marrë,
Në kalvarët e yjeve ciganë parashikoj fundin se asgjë nuk fillon kurrë..
L.Ndoni 24 ,07 ,25,Genova IT