E pafaj-Donike Rrethej


Nuk ka faj hana pse nata asht kaq e g’jatë !

as dimni ska faj pse lulet e kumbullës para vakthit kan çilë,

as dielli ska faj pse toka asht kaq e ftohtë,

edhe pse po ik kahdalë ky muej Mars e po vjen mueji Prill.

As shiu ska faj pse qielli sod kjan me lodë,

e era ç’faj ka pse fryn si e marrë ?!

diku ndonji cicërimë zogut ndihet n’horizont,

( e diku tjetër nji faqe e pafajshme struket prej nji mall ).

Ç’faj ka nadja pse sytë i hapi me vesë ?!

e barin e njomë me pehlixhe e mban ngrohtë!

lulet aq t’bukura tan hijeshi e delikates,

ashtu aq t’brishta përshëndesin kët botë.

Nuk ka faj natyra pse kanjiher nuk na nep at qi duem,

as zemra qi kanjiher godet si e marrë,

as syni i njomun qi i çil derën andrrave me fluturue,

as shpirti i përvujtun qi endet tan mall.

Ç’faj kam unë pse tesh u z’g’jova prej natës g’jatë ?!

e shpirtit i dhashë hov me fluturue ?!

zemrës pak grimca dashnijet i vuna n’pjatë,

( ç’faj ,ç’faj kam unë pse tesh ty t’kam harrue)?