E pakopjueshme-Brixhilda Dede


E PAKOPJUESHME

Nuk gjej fjalë të përshkruaj portretin tënd.

Penel, nuk gjendet të të pikturojë.

Je emocion i pazvendësueshëm,

Diçka e papërsëritshme, e pazvendësueshme,

SI NATYRË.

NDJENJË

Mungesës tënde më rrethojnë energji të padukshme.

Komunikojmë, si një atom me një meteor.

Ç’ do stacion ku më ndal, më bën të dua vetveten.

Ty, më fort të të dashuroj.

Jetuar jetën deri aty ku kulmon,gërthet, gjëmon.

Thellësi venash gjaknxehta, ditët tona ëmbël vibrojnë.

Ëndrrat, bëhen gurë diademe.

Vitet, nuk njohin më moshë.

Brixhilda Dede @ 2023

*(diademë kurorë me gurë të çmuar)