E PA’NJOHUNA MBRENDA MEJET.
U futa mbrenda shpirtit tem n’skutat ma t’errëta,
e zhdesha deri n’palcë e pata frigë,
prej ndjenjave q’i pashë kaq pozitive ,kaq t’pastra,
( se bota jasht kanjiher asht kaq mizore,kaq e ligë ).
Se kjo asht bota ku duhet shpesh t’mbrohesh,
se këta jan njerëzit ,njerëz kanjiher pa mëshirë,
e n’vend t’dashnisë ,urrejtje i japim botës,
( e mbajmë mbrenda vedit e fshehim pjesën tonë ma t’amël e ma t’mirë ).
U futa mbrenda zemrës e i thashë : mos lëndo!
edhe pse ka kaq urrejtje ,jep shembullin tand ,
( dashuno ).
