E PATHËNË
Zanë, moj e mira Zanë
Që mrizeve të Atdheut
Bredh e vetme anembanë
Që sa kohë ndjenjat m’i mbledh
Mbjellur e mbirë si kokra gruni
“Lugjeve të Verdha”, … për Uni
Pa ma trego atë të pathënë
Që bekimin e ka
Nga e lumja nënë
Dhe po të bëjë be…
Në kët gjuhë hyjnore
Që e kemi, përmbi fe, Atdhe
Sinorit të Trojeve Aarbërore
I gjatë dhe i gjerë…
Atje ku Dielli të ketë perënduar
Dhe sërish të ketë lerë
Po po, Ty të përbehem
Pash një këtë Hënë…
Që lehonë është me Diellin
A deshmitarë i ka
Yjet bashkë me qiellin.
*
Ma thuaj e mos prito,
Atë të pathënën…
Që e mban në zemër,
Mot për mot…
E bukura shemër,
Në mua rri.. e
nuk ndryshon,
e Akilit thembër
po më sëmbon!
©K. Sh.
