E pres shiun e pranverës- Petraq Pali


E pres shiun e pranveres

Që bashkë të jemi nën ombrellë

Ndoshta syve të keqadashësve

Tu shpëtonim këtë herë.

Edhe parku plot dekor

Mirë e bukur zbukuruar

Poshtë shelgut që loton

Nën umbrellë përqafuar.

Binte shiu me rrebesh

Ndezuar nga puthjet e zjarrta

Dhe umbrella jonë e dashur

Veç se na mbron nga shtrengata.

Ah… ky shiu i pranveres

Që të pres me kaqë zjarrm

Nën çatinë e ombrellës

Do ta zbraz mallin që kam.