Arjana Fetahu Gaba

E sapo mxjerre nga ” furra” e shpirtit ,
kete çast me shpresen qe t’ju pelqeje!
Ehh..s’me pritej deri neser .
Jam rritur aq sa të kuptoj…
Jam rritur aq sa s’dua të njoh më njerëz të rinj,
Dhe rrethin me të mitë e kam ngushtuar,
Kam provuar gjithë dashuritë,
Dhe ato që më dhanë duart.
Jam rritur aq sa t’u lexojë dhe sytë,
I njoha dhe ata që më kanë mashtruar,
Dhe brënda tyre s’pat shpirt,
Aq mirë I kam lexuar.
Jam rritur aq sa s’më bëjnë përshtypje ikjet,
Kush desh të shkojë rrugën e pat shtruar,
Tani s’më lodhin më as pritjet,
Ndaj po e lë te shkruar.
Jam rritur aq sa të kuptoj,
Kanë më shumë vlerë gjërat që nuk mund të blihen,
Dhe gjërat që fare nuk kushtojnë,
Si dielli reve fshihen.
Jam rritur aq shumë sa të kuptoj,
Të njohësh njerëz të duhet një jetë e tërë,
Ato rregulla si në një pitagorë qenë shkruar,
Fatkeqësisht mbi rërë.
Tashmë jam rritur duke u zvogëluar,
Dhe nga një det i gjerë u ktheva në një lum,
Por duhet të t’kurrem edhe ca,
Të jem e qetë më shumë.
Arjana Fetahu Gaba
New Jersey, June 2025