E shenjtëruar-Brixhilda Dede


E SHENJTËRUAR

Si sot më kujtohet ajo ëndërr mahnitëse.

Kur mes një pylli të praharruar vrapoja si princeshë.

Dy sy më ndiqnin treguar udhë.

Shigjetë dëshire, më ndizte zemrën flakë.

Në dritë të hënës argjendare, mesnata e thellë më merrte në krahë.

Shëtitur më përkëdhelte mbi yje të lartë.

Shikim i ndezur më zgjonte në sekret.

Në tjetër univers ecja papritur.

Zanë e lashtë rrezatoja kur

zë i afërt më pëshpëriste në vesh ,

Zemra, vërshonte gjak trëndafilash.

Një çast ishte tablo e brishtë e një pamje të çiltër zgjuar me natë.

Tingull i fjalës kumbonte ëmbël,

Përvëluese dora mbi sup zgjatur.

Pasjone të mishta dëshirash hapeshin, mbi fusha jeshile e degë të blertë

Hapësira të larta qiellit ngjisja, e bukur në brendësi e përqark.

Dorë e erës nuk rreshttë ledhatuari, fokë të butë.

Gjinjtë e bardhë plot hijeshi.

Përballë qiell i kaltër i kthjellët,

Rrugës përbri meje, ti.

Seç ke diçka të veçantë,..

Më lejo të të quaj hyjni!

Diçka të shenjtë brenda teje,..

Bekim nga perëndi!

Ti e thella në kërkim!

E zhveshura në dashuri!

Më lejo të të puth edhe ngjyrat e mendimit.

Brixhilda Dede @ 23= 6= 2024