E shkruar më 14 Mars-Imer Hysa


Imer Hysa

Kjo Dita e Verës më kthen pas në jetë

atë moshën kureshtare të fëmijërisè,

Kur s’rreshtja së pyetyri gjyshen pastë ndjesë

Për festat që i jepnin hijeshi shtëpisë.

“Do marrim pak tokë me barë të njomë

Te pragu i shtëpisë lehtas do ta vemë,

Do dalim të mbledhim manushaqe në bokë

E një degëz luekumbulle do varim në derë.

Do marrim pastaj fije peri me ngjyra

Ti thurim e ti i bëjmë ato gërshet,

Qe ty si pranvere të ndrijë fytyra

Dhe pranverë të kesh në shpirt për jet.

Me veroren o bir në kyçin e dorës

Rrezet e diellit nuk do të nxijnë,

Fytyra do të ndrijë si lule e mollës

Si yll në qiell sytë do të ndrijnë”.