“E thjeshtë” përkthyer nga IRMA KURTI


“E thjeshtë” përkthyer nga IRMA KURTI

E THJESHTË

Për të kuptuar gjërat minimale,
më të shkurtrat dhe më të thjeshtat,
unë piva nga burimi i krenarisë,
kapërceva malin e të pamundurës,
kalova labirinthe e udhëkryqe . . .
Në fund të rrugëve
duke fiksuar një humnerë të thellë,
unë zbulova gabimin
e ndjekjes së gjurmëve të mëdha. . .
Dje unë guxova
madje dhe këmbëzbathur,
mendoj se pata sukses
pse më në fund e kuptova
se është e vështirë
të hipësh në anijen e thjeshtësisë . . .

Ernesto Lobo, Peru

Përktheu në shqip: IRMA KURTI

Pikturë nga Patrick Frischknecht
Bashkëpunoi: GERMAIN DROOGENBROODT

About Post Author