E tjetërsuara jetë…Suzana Rama


Suzana Rama

Çfarë është kjo jetë, e bukura jetë,

në të cilën vijmë të brishtë e të drejtë,

si ndodh që tjetërsohemi më pastaj,

me rritjen. prishim bukurinë e saj.

Ç’është kjo botë, më e bukura botë,

që na kërkon të jemi të mirë e tëfortë,

ka shumë të vobekët e të sinqertë,

që ulin kurrizin, por e duan këtë jetë.

Disa të pasur pa krupë dhe parime,

pa zëmër në gjoks e shumë gjaksorë,

që nuk njohin nënën dhe vëllazërinë,

e nga punët e pista vdesin horror….

Kjo nuk është bota që ne e duam,

fëmijëve tanë t’jua lëmë rehem,

kjo s’është jeta që ne dëshiruam,

e që nëpër skuta e kemi lënë peng.

O njerëz, ktheheni pak kokën mbrapa,

kujtoni se sa të lumtur ju ishit dikur,

në këtë vënd që zotat na lanë dhuratë,

në këtë vënd ku rri shqipja në flamur.

Mos e ndotni këtë tokë të të parëve,

mos e humbni atë shpirtin e bardhë,

ka ardhur koha të largojmë djallin,

të bëhemi Njerëz koha ka ardhë….