E trishtë nata pa hënë-Halit Haliti


Errësirë, natë pa hënë

A thua edhe ti ndjehesh si unë..?

Po i zbraz lotët e mi aty ku i kam lënë

Tash ti je zgjuar, mjaft të kam përkund.

Nata nuk ndryshoj ritmin e saj edhe kur hëna doli

Eja, eja hënëz më ndriqo këtë natë

Nuk kem për tu parë më, shpirti i saj më foli

Të lutem o hënë gjysëmplot mos mbaj inat.

Në këtë natë pa hënë unë me ty jam

Edhe pse ti je larg, larg nga unë

Për ty shkruaj, me ty flas, n’zemer t’kam

Errësira shterpë iku pa ne të dy

E trishtë nata pa hënë.

Halit Haliti

Stuttgart 15/09/2023