E ulur në stolin e mendimeve-Alisa Mene


E ulur në stolin e mendimeve

Po bie nje shi  i lehtë, e ndjej aromen e kujtimeve, ato po zgjohen. Mirë se vini i thotë zemra.

Duart nga sikleti po shtrëngojnë njëra tjetrën. Nuk dua të çohem, por as nuk dua tē dëgjojë zërat në kokë. 

Shumë njerëz po më kalojnë pranë, por asnjëri nuk ka pelerinën e mbështetjes. Asnjëri nuk ka shpirtin e mbrojtes. As shikimin e sinqert. 

S’di ku të shkoj, jam tepër e turbulluar nga maskat që  zvarriten drejt një zemre të brisht. 

 Mundohen ta çjerrin me mashtrime deri sa e plagosin  aty ku s’ka shërim. 

Se di ende kur është koha e duhur për tu çuar nga stoli. Por pamja përball meje nuk po më pëlqen, frika fort më ka mbërthyer. 

Lotët që janë të mbushur me sinqeritet kanë frikë të dalin, se njerëzit e maskuar do tallen me to. Ndaj zgjedh të qaj brenda vetes time, ai është vendi më i sigurt dhe më i sinqert që njoh. Zemra po përmbytet, ka pasur momente që kam zgjatur dorën diku me shpres se mos thyem. 

Por ende jam e ulur në stolin e mendimeve, e se di se kur do e braktis. 

Asgje nuk harrohet asgje nuk fshihet nga shpirti, të gjitha të grumbulluara në këtë stol. Ti zgjedh të rrish apo jo me to. Çdo kush ka nevoj të zbuloj nga pluhurat të shkuaren, për të vlersuar të ardhmen dhe për të shtyrë fort, larg vetes maskat e shumta. 

Po pres e po qëndroj akoma në stolin tim deri sa dora e ngrohtë e dikujt të më ndihmojë të çohem, me respetin më të madh për të gjitha llojet e kujtimeve të mia, të cilat janë Unë!

Qershor 2024