E vërteta zbërthyer përmes narracionit poetiK-Isa H. Dërmaku


ISA H. DËRMAKU

E VËRTETA ZBËRTHYER PËRMES NARRACIONIT POETIK

(Një persiatje letrare rreth vellimit poetik: “Me shushuritjen e kujtimeve”- te autorit Bajram Kallaba).

Puna e autorit për të shkruar poezi dhe jo vetëm poezi, sipas kodit etik, bazojnë përtej thënjes së M.Tëein, kur thonte se “Kurdo që je i dyshimtë, thuaje të vërtetën”, e ne sot vendosmërisht do të shtonim: E vërteta duhet thuhet në të gjitha rastet që na sjell jeta, ashtu siç e thotë poeti “Me Shshuritjen e Kujtimve”. Kjo duhet të bëhet tek secili dhe tek të gjithë për faktin se “Libri përgjithësisht, pra edhe ky libër veçanarisht për të cilen po e jepim ne mendimin tonë, është dhe duhet të jetë për sot e për çdo mot, armiku i përhershëm i injorancës ngado që vjen ajo. Se nostalgjia “ka vlera të paanë”, më së miri, pra bindshëm, na rrëfehet“Me shushuritjen e kujtimeve” ­-poeti Bajram Kallaba, i cili ka vazhduar ecjen përmes rrezeve të arta “të shpirtit zjarr e prush”, jehonë “Spektrit” pejsazh spektakular kujtimesh që do shushurisin pozitivitet jetësisht. Natyrisht, që jeta ishte dhe është një lloj shushuritje e pandërprerë vetëm kur kjo është ajo esenca vlerave krijuese, atëherë kjo do të thotë shumë më shumë se aq, pra na tregon se nuk ekzistojnë vetëm shushuritjet e lumit, pyllit, fushës…, po kemi edhe atë të artit poetik pra “shushuritjen e kujtimeve”, si diçka personale dhe autentike, gjithësesi të paharrueshme dhe shumë të ëmbëla. Po, sepse s’ka si të jenë ndryshe koha e “moteve në përjetësi…/…lirisë t’i bëhesh krushk/…për këngën e lirisë”. Sikurse prozes ose edhe poezisë. Por a bëhen këto pa durim? Natyrisht se jo. Jo për faktin tashmë të vërtetuar edhe nga T. Mani se “Durimi është mjeshtëria edhe e besimit» e qëndrimit të vazhdueshëm, natyrsisht arsyeja para së gjithave. Poeti e ka vërejtur herët atë që më vonë e tha Gjosh Mëkdouël se «Dielli kalon mbi re». Vlerat e diamantit filluan, në fakt kanë vazhduar, për të lëvizur përpara që nga “Për ty Poezi”, ku natyrisht në “udhëkryqe fatesh”/ dilli në natë shpirti/ndriçoje”, synim jetik poetit, tani “në melodinë e shpresës…” sepse ,pikërisht aty racionalja: “gjallëri…/ inspirimi im/… poezi!”. Të gjitha mbi shtratin Arsye, pra njerëzorja prioritet prioritetesh për jetë, fat ky i Bajram Kallabes, poet të cilin e kanë përcjellur si me magji, sa “Amanetet…/legjendat në gji…/ për të qenë të lirë/shqipet mali/edhe një jetë ta kisha lirisë ia fali”. Këto janë jo legjenda mitike, sepse janë konkrete, janë reale, janë të vërteta të gjitha “vuajtjet që jo rrallë zëvendësohen me përvojat e hidhura”, por kjo është jeta që do mirëkuptimin tonë ,pikërisht ashtu si këndon edhe poeti në këso raste jo të pakta. Është sa mençuri, sa ftesë, sa përkushtim, sa guxim të shkruash për ata që “fluturojnë por kurrë nuk bien/Jusufi e Kadri Zeka/…/Vullkan i gjallë Kosove”. Kush tjetër, pos Metush Krasniqit, njeriut i gdhendur jo vetëm në zemrat, mendjet dhe shpirtërat e njerëzve liridashës, por edhe i “gdhendur në gurë/…/shqipe në flamur/…/i pamposhtur prometheu shqiptar/…/Çlirimtar”. Tashmë, të gjithë si një, të rënë në fushën e nderit për t’u ngritur në përjetësi, ku tjetër pos në: altar. Se durimi dhe qëndresa, sipas Tacitit janë “si krypa, pra plotësisht të domosdoshme”, prandaj Altari, si nderi më I lartë e më i pastër se ari, është për ata dhe ato, që “Fjalës i dalin Zot/…/Në qeli t’burgut-Promethe/As një fjalë për shokë se the (Zijah Shemsiut). Bazamenti ishte dhe aty mbeti, kemi parsysh këtu mësimet që janë për të ditur se “Shekujt gdhendur në gravurë/Legjnada në histori/shtatë thuprat/simbol bashkimi (Skënderbeu). Poeti gati në secilën poezi, tregon haptazi se është plotësisht i lirë nga ajo “çmenduria për famë”, me shumë të drejtë prekë në plagën e thellë nacioanle, si në poezinë “Ty Kosovë”, për të shprehur kjartë brëngen për dhembjen e thellë shpirtëore, për: “Kurbeti./shpresë dhelpërore / mbyll, në kuti pandore!” Shkenca në këtë rast do të thonte se “Truri i njeriut është një ta quajmë mozaik karakteristikash” si e tillë i takon ta zbërthente, ashtu si e ka zbërthyer poeti, edhe “kutinë e pandares”. Për këtë trishtim të poetit, i cili edhe vetë “jetoj thellë i zhytur në vargje…” që i krijoi për gjithë ne, në fakt është ajo që e ndjente thellë popolli, por sikur me kot “flasim, por nuk dëgjohemi/lëvizim, por nuk takohemi/…/Te porta, janë ata: “Derri” e “Gomari”… Poeti, sikur e sheh diku në fund të tunelit atë dritën e shpresës, por e sheh disi më ndyrshe se që do të duhej të jetë, sepse: “…Vetmi, klithje e krim/në këtë natë të pambarim!/…/Ecën me shpresë të ndrydhur…/…/gongjet shekujve shpërthyen/Motit të Madh dhe gjithë Arbëror! Poetit, Bajram Kallaba, në këto vargje, asnjëherë nuk i “pikën mendimet e papjekura nga pema”, si thonte Ludvig Ë., pra të gjitha janë “me mend e me vend, si ajo pema e arrir në enë të argjendëta”.

S’ka as edhe një mundësi që të mos e trazon mendjen racioanle të poetit, ajo “koha e natës së errët që trazon…” Netë që ishin më shumë se mister…, sepse gjithçka në fakt ishte sfidë, sfidë tepër e madhe, kur edhe shtrohej çështja jetës… “jo ndoshta të jetohej gjatë…, sepse nuk i dihej as sekondeve…, por të jetohet çasti…” Robëria acaronte edhe shpresën. Bile, kjo shihet mirë te pikturimi me fjalë të thëna mjeshtërisht, pra, mend e me vend: “Më Ndjeni/Për lotin e fëmijëve/netëve plot trishtim/…/…për nënat/…mbushë rënkim/…/Për bukën që u mungoi/për zogun që s’u këndoi/për gërshetin e çupës/djegë në flakë të luftës.” Kjo tregon mësë miri se poeti “nuk është vetëm Perëndi i Vetmisë”(Luki), por edhe i apelit me gjithë qenien e ti racioanle që të ndalet amokizmi i pushtuesit ndaj qenis së Zotit, pra ndaj fëmijëve, loti i të cilëve përvëlon, përvlonë… edhe gurin… Eh, po si mos të ishte ashtu në kohë të pakohë, kur hijet ishin ato që synonin të ishin aty, këtu, gjithkund, për të njëjtin synim: helmimin e gjithçkaje që dëshironte të jetë ai që në fakt ishte, njeri, pra njeri shqiptar që donte të jetonte hiq më ndryshe se sa të tjerët, pra i lirë. Për faktin se pa liri nuk ke asgjë, pra nuk ke as jetë normale. Mendimet logjike nuk ka si mos t’i nxisin praktikisht edhe veprimet logjike. Poezia që spikat mendime spektakulare është edhe ajo në “…natën e pabesë/ura përherë rrënohej/e brigjet s’kishin më shpresë/…/ Mbi besën tone/shkeli…troku i kalit të halisur/… Megjithë protestën kundër atyre pabesive të rënda që na mëson historia dhe jo vetëm, Poeti, nuk e humbi kurrë besimin dhe shpresën për ditën e artë, për lirinë. Kjo shpresë ndërtohet me “Moteve…/Feniksi sërish u ngrit.” Natyrisht po, sepse si thotë Lamartini, i cili bazohet në urtinë lat.: ”Hiri i të vdekurve (për Liri. Ihd) e ka krijuar Atdheun”. Në shtegëtimet e Poetit, ai disi i ka gjetur përmes magjisë së fjalës “themelet e lashtësisë…/…/në bedenat e lashta të Ilirisë.” Por, nuk ka mbetur pa i vënë në thumb të kritikës të gjithë që i kanë dhënë vetës të drejtë që të shkojnë aq larg sa të “E pështyejnë diellin…”/…kukuvajkë e natës/ndjell kob të zi/…gjarpëri helmin derdhte…/…/“Seç u ndal ora/ ngriu buzëqeshja… Pas “rrugës së shkronjave” te “Engjëllit të jetës sime/…/legjend e flijimit.” Kush tjetër pos të shenjtës së poetit dhe gjithë njerëzimit, pra Nënës. Zemra e prindërve, dashuria, nderimi, respekti me dinjitet njeriu, për poetin, nuk është ndonjë befasi. Por është diçka më shumë se mrekulli, aty mbesa Rina, fëmiu i fëmisë, te ajo: “Fjala e parë/ je rreze dielli /je margaritar/…/ti je zemra e Gjyshit/ sa krejt bota peshon! Më pas “Trazimin e shpirtit/furtunë e stuhi/ e krahason me detin e trazuar, që anijen po e fundos”. Gjithë ky shqetësim me gjithë këtë dridhje emocionale vjen nga një humbje në një kohë që ajo akoma “shushuritë” diku thellë në mendje e zemër, por që megjithatë, gjendet shpëtimi te strehimi në kullën e arsyes, sepse “dashuria jonë s’ka melodi”. Natyrisht aty ku mungon melodia, as fishkëllima nuk bënë punë, prandaj arsyeja edhe si “shushurimë”, shpëton në mos rënjen nën ndikimin e pesimizmit, pasi që koha nuk rikthehet dot. Prandaj, nuk ecet para me kokën e kthyer prapa, se kjo edhe si “shushurimë” ka mundësi reale që “Frikshëm…/ëndërra këput gjumin/…/në natën e pabesë/mos kërko/se ajo u shkri”. Nuk ka si mos të shkrihen si vesa para rrezeve të diellit, për faktin se si gjithmonë edhe këtu në këtë vëllim poetik “Stinët kanë ndjer mall/…/syth ish dashuria/strukur në një qoshe…/dashuria e parë”. S’ka rëndësi nën apo mbi urë, te therra apo përtej tyre… plepat…, rëndësi kanë “shushuritjet e kujtimeve”, në fakt, kështu “e ka jeta/ bota sillet vërdallë/ s’di ku nis dashuria/…në katin e parë/…/afshi borën shkrinë/veç për dashurinë”. Dashuria si çdo gjë e vlertë në jetë ka Pikë. Fati juaj është vetja juaj, duhet këmbëngulur arsyeshëm. Nuk është çështja këtu vetëm te “heshtja» si mallkim, as si diçka që “bën sehir”, fjala është për atë “Dashurinë/Bukurinë/peshqeshe lakmitare/ që qet në greminë/axhaminë!” Të cilët i dehë secili “sy i magjishëm, kur shpirti ju pshertinë!”, me të cilat, poeti, për mrekulli, me fjalë të bukura e të zgjedhura mençurisht, poezive i bënë t’i japin njëfar “dallge shpirti”, me të cilat “shtigjeve të jetës rrëfeshëm marshon. Vetëm muzgu ka fuqinë ta këput melodinë…” Gjitha këto kërkojnë virtyte, pra arsye, guxim e mbi të gjitha kujdes, sepse veprimet e nxituara…, pa këto virtyte, vepruesin ka rrezik që ta bëjnë hiq më pak se dështak… Mendjet e ndritura kanë lënë amanet: Kurrë, mos i jepni shkelm kismetit! Poeti nuk ndalet me aq, ai vazhdon përmes skalitjes së poezive me magjinë e fjalëve që formësojnë fjalitë poetike, të shkurtëra, jo aq metrike…, por tepër përmbajtësore dhe gjithësesi të thella që u japin kuptim e shkëlqim shumëdimensional artit që po e quajmë: Poezi.

E tillë është edhe Poezia “Lundra…/…/Në detin e hapur/plot shkëlqim/lundra e mallit tim/…/valët s’kanë të sosur/shpresa s’të ngushllon…” E kjartë. Agimi guxon kur agon, pikat nuk sosen…, e ardhnja mundet të na përqafon nëse arsyeshëm guxojmë, edhe në detin e hapur e të trazuar… E kësaj cilësie, ndoshta më shumë se aq, sepse këtu gjejmë logjikë, gjejmë filozofi, gjejmë sociologji dhe gjithësesi psikologji…, është edhe: “çdokush paska një kohë të artë-thashë/dhe një kohë kur mbetet e harruar/…/në moshën e ëndërrave/aspiratave të shpresës/kujtimet mi sjell /atje ku as ashtin, nuk ta tretë kurbeti!” Natyraliteti poetik gjendet e faktume te realiteti, pra te e vërteta që nuk mund të mohohet nga askush që të vërtetën e ka prioritet jetësor. Kush ka mundësi ta kontestoj fjalinë e bukur te “Kënga e bagremit…”/…/E bukur, e hareshme ish rinia/në moshën plotë bardhësi/…/Dhe këngën kishim ngushllim/mbushur shpirtin nostologji”. Deri te “Kullën ku jam ulur, unë e kam sofër!» Populli do të thonte: Si i zoti edhe shtëpia, se është kështu shihet te «Metaforën e Babës», poeti përmes “shushuritjes së kujtimeve», shkon mëtej në krijimtarin artistike, sepse me kohë e mend ju gjenë vendin e duhur mendimeve të arta apo urtive popullore si «Kimet kish paraja/…/do të kemi përherë/gjersa këmbët bëhen çift». Këshilla të mira gjithësei, sepse tregohet fuqishëm se s’ka mundësi të keni nëse nuk përpiqeni vazhdimisht, pra ka vetëm ai që punon me përkushtim dhe me nder. Pra puna është njerëzore, si e tillë është sa vlerë aq jetë. Puna është Njeriu. Në fakt, i njëjti vlerësim përshkohet edhe tek poezia «Kafshata»/Karrem në grepin e jetës/Kafshata e bukës/…/Jeta me shumë djersë!». Natyrisht, sepse barku i thatë nuk do fjalë, ajo do bukë, buka nuk vjen nga qielli, pra ajo vjen nga puna. Kafshata e bukës nuk fitohet pa dejrsë, nuk fitohet lehtë dhe aq më pak vetëm duke i «Cakërruar gotat e sevdalisë/shtruar mezja dhe rakia…» Të tillët nuk kanë as edhe një mundësi për të «hapur zemrën me shumë bujari/për miqtë e shpirtit…», e as për familjen e vet. Prandaj, poetit, puna me nderë e përkushtim njeriu «Në sfidat e jetës, ti më jep frymëzim», bile edhe atëherë kur «Shfrimi s’ka kufij/…/detin përflakë»; «Motet, moteve s’u ngjajnë»; «Pleqëria e molisur/vitet i ka vjedh/…/kjo botë kaq mizore». Prandaj, me të drejtë poeti i konsideron të gjitha hipokrizitë ngado që të vinë ato si diçka më shumë se cinizëm… Po, sepse «kukullat nuk kanë atdhe». Se ka dardha bisht, na e tregon edhe poezia “Të Dielen../…/magjia është pjellë e djallit/…/fatet si taksiratet/I cakton Perëndia!». Poeti, Bajram Kallaba, mbi të gjitha dhe para së gjithash, në këtë vëllim vlerash poetike është treguar si krijues i mirëfillt sepse, për të

në anjë rresht nuk ka munguar «higjena artistike». Me poezi të tilla shihet se njeriu me përmasta njerëzore dhe me përkushtim në vlera të njeriut ja del ta krijon vetveten, pra njeriun në plotë kuptimin e fjalës. Poeti, Bajram Kallaba, që nga krijimet e para letrare në revisten bashkëkohore «Spektri”, dhe gjerë në përfundimin e vëllimit poetik “Me shushuritjen e kujtimeve”, ja ka dalur mbarë të familjarizohet me lexuesit e zellshëm. Poeti tashmë ka treguar se e ka busollën e duhur krijese për vlera të larta krijuese, pra për ate që gjithçka sillet mbi «Thelbin e së vërtetës», duke hapur shtigje të reja, dhe si të tillë, ne presim shumë e shumë vepra të vlerave dobiprurëse për të gjithë. Shëndet të mirë dhe shumë suksese mikut tim të nderuar, Bajram Kallaba

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur