E vërteta!Shire Dhima

Shire Dhima

E vërteta!

Kjo është e vërteta miku im!

E gjeta diku në thellësi zhytur

Hedhur dhera mashtrimesh,triller gënjeshtrash pambarim

Kur e gjeta gjallë,thashë o Zot, s’qënka mbytur!

I dridhej buza në thellësi për të dalë në sipërfaqe

Ah xhelatët! Ishin aty në gadishmëri

Ata që fytyrës i ndërronin njëqind faqe

Origjinalen vetëm e vërteta e di!

Eh ,e vërteta,ku se goditën ,

fajet e botës ja hodhëm pleh në kurris

E mbytën me kokëposhtë,me flak e përzhitën

fytyra e saj kurrë nuk u dogj dhe u bë pis!

Natën e gjetën çakenjtë,e këputen cop cop

Me gjakun e sajë të çiltër lyen buzë

Si me magji e vërteta në këmbë u ngrit hop

Dhe kur këmbët ja dogjën me shpuzë!

Kot,mos u lodh kot or mik,mos u lodh

Zbuloje fytyrën ,të shoh e vërteta

Mjaftë me dredhira, sa qafa ty drodh

E vërteta rigjenerohet si bleta!