
E vetmuar
Gezim Llojdia
1.
Në lartësi malesh të vetmuar,një kishë e bardhë.
Duke ëndërruar kohën e shkuar.
Në strehë malesh e haruar me sytë gjithë trishtim,një kishë e bardhë.Ç’bënte atje e vetmuar nën qerpikët e mëdhenjë të pemëve të larta ?
Si i numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të shkretuar ?
Portreti i kishës :
Fytyrë bardhë.
Strehë kuqe.
Hije misterioze. Por ,kisha ruante atë çast fytyrën :
dyer-kyçur.
Dritare-mbyllur.
Tjegulla-kuqe.
E heshtur.
Zë-mekur.
Dikur kanë banuar këtu,njerëz të çuditshëm në fate dhe veshje.
Kur duhet të zbresi këtu prifti për meshën ?
Dyert kishin zënë ndryshkë.Kushedi,sa kohë mbanë,që kur është larguar murgu i fundit zhgun veshur nga streha malore.
Këta murg ishin njerëz me jetë qiellore.
Në këtë strehë malore e kishin shkruar jetën e tyre .Prandaj askush nuk i shihte ata se si plakeshin.
As si vdisnin.
Këta nuk ishin si murgjët kinez, që vdekjes i fshiheshin, duke u futur shtatë pashë nën dhe.
2.
Kisha e tyre dhe fryma e tyre, kanë ruajtur në këtë strehë malore kur dikur mund të kenë banuar njerëz,ekulibrat shpirtëror.
Mirëpo, për të kuptuar se ç’përfaqësonte kisha në popullatën e këtij vendi,duhet të kuptojmë thelbin e tyre të besimit .
Në çdo fshat ,që kapërcyem kemi gjetur kishat e bardhë me kryqin e madh tek qemeri i portikut.
Çdo fshat ka kishën e tij të bardhë.
Dhe kjo ngase historia e besimit këtu zbret nga lashtësia .
Por kjo kishë këtu ishte e ortodokësisë,që kur u ndanë nga papati i Romës si kisha të tjera ballkanëse dhe lindore.
Kisha ruante në vetvete,hijen e mjegullt,që e mbështjell me misterin,që në përgjithësi ruanin të gjithë shtëpitë e besimit.
Mirëpo, cilado qoftë e vërteta,unë kam besuar se banesat e Zotit,kërkojnë lartësi resh.
Edhe kjo kishë në dukje i përmbahej këtyre parametrave qiellor.
-Mos ndoshta ishte shenjë e komunikimit me Zotin ?
Gurët e avllisë, pushtuar ishin prej pluhurit të kohës.
-Përse ishte braktisur vallë ?Mos shkaku është qytetërimi i fundit,që i zbriti njerëzit nga lartësit?
3.
Njerëzia ,zbriti prej këtyre lartësish,për të gjetur fushimin.
Ndërkaq banesat e
tyre me murgjër,
varret e tyre mbetën atje nën pikëllim,nën lartësi malesh,por nën retinën e pemëve gjethe-mbuluar.
Njerëzia në këtë zbritje nuk harroi të mblidhte ,por të merte me vete pasurit, orendit, prodhimet ,
bagëtit.
Mirëpo, atje lanë ose harruan thesarin e shpirtit të braktisur.
-Ju zbrisni nga këto male.
Por këtu është shtëpia e Zotit të vërtetë ose jo ljo s’dihet. Kisha ka edhe atje poshtë maleve,mirëpo vëndasit thonë se ndryshimet janë të mëdha.
-Rajvizimi i kurmit të saj :
vija e ujit e prishur .
As një gjurmë e gjallë.
Mirëpo në qirindezësin me kryq,një qiri i shuar,që kur s’dihet dhe ca monedha të hedhura,ishin dëshmi se njerzit kanë lëvizur aty afër.
-Kur kishin ardhur këtu,besoj më rruzuj lotësh, njerëzit e besës shpirtërore ? Ndërkaq, ajo që na ngacmoi më tepër, kureshtja:quhej.
Midis grumbullit të monedhave dhramive,para vëndase ishin disa, por jo pak monedha shqiptare.
Frugulluan sytë.
Ç’farë lekë shqiptare ?Shqiptarët e shkretë edhe emigrantë me kokën në torbë kishin dorëzuar simbolikisht monedhat e fundit,që tu ndriste fati në një qirindezëse të një kishe.
Ishte ,kjo shenjë e një treguesi domethënës…
4.
Në atë lartësi malesh,mes diagramës të rrahjeve të zemrës,
shqiptarët “udhtarët e shpeshtë ilegal” të këtyre luginave të heshtura e kishin respektuar besimin dhe fenë në përgjithësi,
pavarësisht se mund të mos i përkisnin atij.Ata,nuk mund ta kapërcenin udhën,kur shenja e qytetërimeve qartazi ishte shprehur.
Besmin mos e humb.Pra duke kapërcyer udhën e kishës,duke e respektuar institucionin e saj të paprekshën deri në fund me kodin e saj.Ndonëse ata vinin nga një shkreti shpirtërore,por kërkonin “hapësira galaktikash “për shpirtërat e tyre të vrarë e të kyçur nga regjimi,që ua ktheu jetën në shpirtërisht të varfër dhe varfërisht të varfër.