
E zemëruar nata
E zemëruar nata, heshtur , shoqëruar,
Të zbehtë duken dritat, si qirinj të ndezur,
Syrin mbaj të fshehur, nën vetull harkuar,
Mbi brymën e mëngjezit, lotin e kam krehur.
Mëngjesi më zbriti tek stacioni mallit,
Më pa të hutuar, heshtur e pa fjalë,
Aeroporti fliste si i flet nëna xhanit
Këtu po të pres, çdo vit, çdo behar.
Më fluturoi shpirti bashkë me sytë e ballit,
Nga bardhësi e reve si munda të zbres,
Bojrat i kërkova perëndisë së zjarrit,
Pikturova Nënën, mallin, një mëngjes.
MAJL
NEW YORK